Luftetari fiton dhe siguron

0
107

Sot Luftetari morri tre piket e sigurise te qendrimit ne superiore, ku u ndesh dhe fitoi 3-2 me kuksianet ne stadiumin “Gjirokastra”. Me kete rezultat gjirokastritet shkojne ne 43 pike, por jo vetem kaq, por javen e ardhshme gjirokastritet do te kene ne xhep edhe tre pike te tjera pa luajtur fare, sepse Kamza me te cilen i takonte te ndeshej, eshte perjashtruar para disa javesh nga superliga shqiptare. Me 46 pike gjirokastritet jane te qete duke menduar tashme per sezonin e ardhshem te superliges shqiptare. Kronika e golave te ndeshjes ishte: Per gjirokastritet shenuan Chanti, Dunga (penallti), Rapo, perkatesisht ne minutat 7, 75 dhe 82, ndersa per kuksianet Roca dhe William ne minutat 50 dhe 58. Pas javes se 33 Luftetari renditet ne vendin e 7 me 43 pike. Javen e ardhshme ashtu sic e kemi theksuar edhe me lart, gjirokastritet do te jene pushim, por me tre pike ne xhep.

Shkruaj nje koment