Luftëtari gjen më në fund golin.

0
660

Luftëtari i Gjirokastrës, ka arritur fitoren e parë në Superligë, teksa ka fituar me Korabin e Peshkopisë me rezultatin 1-0 në Elbasan. Autori i golit për ekipin gjirokastrit, ka qenë Montero në minutën 66. Ndonëse Korabi ka dominuar lojën ku ka humbur raste të pastërta shënimi madje edhe një penallti të humbur në minutën e 10 të takimit përmes Sebino Plakut, ka qene Luftetari ai qe triumfoi në finalen e parakoshme të mbijetesës. Korabi ka sulmuar gjatë gjithë kohës, por finalizimi la mjaft për të dëshiruar.

Luftëtari vjen pas asaj humbjeje të thellë zhgënjyese në Vlorë me Flamurtarin me rezultatin 5-0 javën e kaluar ndërkohë që sezonin e celi me një humbje të pamerituar me Partizanin pas një penalltie mjaft të diskutueshme për të kuqtë.

Urime Luftëtarit për fitoren e parë në kampionat!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here