Luftëtari humbet me Kukësin në javën e fundit

0
390

Luftëtari ka humbur në javën e fundit të fazës së parë të Superligës shqiptare, në transfertën e vështirë të Kukësit. Megjithëse kishte mundësi të kalonte në avantazh i pari përmes një penalltie të realizuar nga Ramadani në minutën e 61’, goli nuk mbërriti. Ndërkaq ekipi i Kukësit, ka luftuar fort deri në realizimin e golit i cili mbërriti dy minuta më vonë, pas dështimit të egzekutimit për gol, të penalltisë nga ekipi i Luftëtarit. Ka qenë Emini, autori i golit për ekipin e Kukësit pas një aksioni model. Luftëtari ka luftuar fort deri në përfundim të takimit për të barazuar rezultatin, por Kukësi, ka qenë më në epërsi me topin ndërkohë që mund të dyfishonte rezultatin me anë të Pero Pejicit në minutën e fundit shtesë të ndeshjes, ku nuk realizoi përballë portierit gjirokastrit Miraka. Me fitoren e sotme Kukësi, përforcon pozitat në vendin e tretë të tabelës së klasifikimit, ndërsa ekipi gjirokastrit edhe pse ka humbur, nuk ka lëvizur nga mesi i tabelës së Superiores me 10 pikë të plotë në vendin e gjashtë me 3 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here