Luftëtari humbet në kryeqytet, por me një këmbë në Europa League

0
834

Luftëtari ka humbur në Tiranë me ekipin vendas me rezultatin 2-0.

Golat janë shënuar nga një për cdo pjesë loje dhe kanë patur si golashënues dy lojtarë me ngjyrë, përkatësisht  Ede në fund të pjesës së parë dhe Merville në katër minutat e fundit të takimit.

Heroi i takimit për ekipin gjirokastrit, ka qenë portieri Ruci, i cili ka shmangur tre gola të garantuar nga ekipi kryeqytetas, ndërkohë që në pjesën më të madhe të takimit, Luftëtari, ka qenë i plogësht në organizim të mesfushës ndërkohë që sulmi ka qenë tërësisht inaktiv.

Ndërsa ekipi i Tiranës e ka kërkuar me ngulm rezultatin fitues për shkak të gjendjes së vështirë që ndodhet në tabelën e klasifikimit të Superligës.

Ndonëse Luftëtari ka humbur 2-0, ndodhet i palëkundur në pozitën e katërt të klasifikimit me 41 pikë i ndjekur nga ekipi i Teutës me 40 pikë. Nëse në takimin përmbyllës të Superligës Luftëtari në Gjirokastër do të fitojë ndaj Kukësit që sot matematikisht është shpallur kampion i Superligës, atëherë ekipi gjirokastrit, për herë të parë do të luajë në turin parakualifikues të Europa League për sezonin 2017-2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here