Luftëtari humbet në Shkodër, zhytet edhe më thellë në fund të tabelës

0
162
?

Luftëtari për pak sa ka rrëmbyer tre pikë në Shkodër kundër ekipit vendas të Vllaznisë, por fati nuk ka qenë me gjirokastritët të cilët janë dorëzuar në minutën e 82 me golin e pësuar nga Gilman Lika.

Pavarësisht se ekipi gjirokastrit ka luajtur shumë mirë në repartin e sulmit dhe të mesfushës, nuk arriti dot të rrëmbejë qoftë edhe një pikë të vetme në një fushë të vështirë si ajo e Shkodrës.

Ekipi vendas ka kaluar në avantazh në minutën e 7’ me anë të Gilman Likës. Pas këtij goli, Luftëtari organizohet mjaft mirë dhe rrezikon disa herë portën e Vllaznisë. Ndërkaq ekipi vendas mbrohet mirë por Bregu me anë të një gjuajtjeje standarte jashtë zonës ka arritur të barazojë në minutën e 41’ të takimit.

Ndërsa në pjesën e dytë loja ka qenë e barabartë por me raste të pastërta të shënimit të golave si nga gjirokastritët ashtu edhe nga shkodranët.

I njëjti autor i golit të parë të takimit Gilman Lika, shtatë minuta para fundit të ndeshjes, arrin të shënojë brenda zonës pas një krosimi nga e majta.

Shkodranët shkëputen 3 pikë nga Luftëtari me fitoren e sotme dhe i largohen përkohësisht zonës së fundit të Superligës.

Ndërsa Luftëtari pëson humbjen e radhës në trasnfertë dhe javën e ardhshme, e prêt një sfidë shumë e vështirë përballë Flamurtarit në stadiumin e Gjirokastrës. Luftëtari ndodhet në pozitën e 9 me nëntë pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here