Luftëtari humbet në Vlorë, por ruan vendin e pestë në Superligë

0
366

Luftëtari ka humbur në transfertën e vështirë të Vlorës me rezultatin 2-1. Ekipi gjirokastrit, ndonëse ka humbur takimin e sotëm, sërish ka kryer një lojë të bukur me shumë raste shënimi pavarësisht se terreni i fushës së stadiumit të Vlorës ishte mjaft i rënduar si pasojë e shiut të rënë përgjatë gjithë ditës së sotme. Ekipi vendas ka qenë kërkues që në minutat e para të takimit ku shënon disa raste për shënim. Rasti më i spikatur ishte ai i minutës së 26’ ku Franc Veliu, ka shënuar golin e parë për vendasit. Pjesa e parë mbaron me këtë rezultat, ndërkohë që në pjesën e dytë, vendasit kanë treguar agresivitet dhe në minutën e 45’ aksioni i ndërmarë në qendër të fushës, finalizohet me anë të kroatit Busic me një gjuajtje jashtë zone. Pas rasteve të shumta dhe dominimit të lojës nga ekipi vlonjat, ka ardhur edhe reagimi nga ekipi i Luftëtarit ku në minutën 63’ me anë të Rocës, shënon jashtë zonës duke përfituar nga devijimi i topit prej një mbrojtësi vendas. Loja deri në fund, ka vazhduar me raste të shumta nga vendasit dhe disa sporadike nga gjirokastritët. Me fitoren e sotme, ekipi i Flamurtarit siguron 20 pikë, ndërsa Luftëtari qëndron në vendin e pestë me 25 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here