Luftëtari humbet sërish në shtëpi, durrsakët dalin fitues

0
120

Luftëtari pëson disfatë në fushën e vet, përballë një Teute të jashtëzakonshme e cila e meritoi fitoren 3-2. Ndërsa gjirokastritët nuk i ka dashur fati pasi dy herë Bregu ka goditur për gol po topi ka preku shtyllën. Teuta kalon në avantazh me Amadu Latif në minutën 19’. Sulmuesi i skuadrës durrsake ka goditur bukur në zonë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh

Reza Karimi bën një lëvizje të bukur nga e djathta, duke u futur drejt qendrës dhe hedh një top për Amadu Latif, i cili godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën.

Ndërsa në fundin e pjesës së parë, shumë pranë golit të dytë Teuta, me iranian Reza Karimi, gjuajtja e mesfushorit devijohet mjaft bukur nga portieri Ruçi.

Me fillimin e pjesës së dytë vendasit kanë barazuar rezultatin. Kombini perfekt Rroca-Lamçja-Bregu në zonë dhe ky i fundit dërgon topin në rrjetë shumë pranë vijës fatale.

Pasi barazoi Dejvi Bregu, shenohet nje tjeter gol. Kësaj here është sërish Teuta që realizon.

Dediç godet saktë nga goditja e dënimit duke e dërguar topin në rrjetë. Sërish Dedic ka realizuar golin e tretë nga pika e bardhë e 11 metërshit pas një faulli në zonë për durrësakët.

Vendasit në minutën e 90’ kanë ngushtuar diferencën e golave pas një autogoli të Sykaj.

Gjirokastritët kanë humbur takimin me Teutën duke qëndruar me 8 pikë pas dhjetë takimesh ndërkohë që sot ishte takimi i parë i fazës së dytë të Superligës.

Luftëtari në dielën pret sërish në fushën e vet Lacin ndërkohë që në fazën e parë ka fituar në Lac me rezultatin 2-1.

Luftëtari ndodhet në vendin e 7 me tetë pikë.

Shkruaj nje koment