Luftëtari në prag të zhvillimeve të reja që do të kenë pasoja. Humbja e tretë radhazi në Superligë, ka shkaktuar reaksion tek radhët e drejtuesit teknik të klubit gjirokastrit. Mësohet se trainer sërb Mladen Milinkovic, ka paraqitur dorëheqjen dhe pas tij menjëherë edhe shefi i klubit Gentijan Norra. Shkak kanë qenë përplasjet me presidentin Tavo pasi ky i fundit, po luan mjaft në kurriz të sakrificës së lojtarëve që mbrojnë ngjyrat e Luftëtarit. Publikisht nuk janë dhënë detaje për një përplasje mes Milinkovic dhe Norraj nga një anë dhe presidentit të Luftëtarit Grigor Tavo nga ana tjetër. Por ajo cfarë ndodhi sot në Gjirokastër, tregon më shumë se kaq.
Një humbje e cila sipas zërave nga vetë stafi dhe opinioni publik, ishte orkestruar nga Tavo për interesat e veta financiare, me qëllim mbushjen e gropës së borxheve që ai ka ndaj lojtarëve dhe bizneseve në Gjirokastër me detyrime të paderdhura. Dhe për këtë gjë, luajti në fatin e ndeshjes, në kompanitë ndërkombëtare të basteve që kishin vendosur takimin mes Luftëtarit dhe Flamurtarit të fituar nga këta të fundit me rezultatin 2-1.
Milinkovic e tha qartë në lidhjen direkte pas takimit me Supersport se nuk do të donte të komentonte asgjë në këtë ditë të shënuar dhe se Zoti shikon gjithcka, ndërkohë që vlerësoi lojtarët e vet cka nënkuptohet se ishte një rezultat i diktuar nga drejtuesit e Luftëtarit.
Edhe shefi i klubit Gentijan Norra, është shprehur se kishte parë djalin e presidentit Tavo, teksa e shtynin sportëdashësit gjirokastritë pasi mbronte gjyqtarin e ndeshjes. Hoqa dorë nga një karrierë për të ndjekur një ëndërr, kemi sakrifikuar jetën për të patur mundësi të shfaqim aftësinë dhe nuk na u lejua. Për këtë arsye dhashë dorëheqjen dhe së bashku me mua edhe trajneri Milinkovic cka ja kemi paraqitur presidentit-është shprehur Norra.
Zhvillimet e fundit tek ekipi gjirokastrit, janë paralajmëruar kohë më parë nga opozita në Këshillin Bashkiak e cila pati kërkuar transparencë nga Bashkia, rreth procesit të marrjes së Luftëtarit nga vëllezërit Tavo.
Kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko e ka quajtur të dyshimtë këtë proces dhe kishte paralajmëruar se marrja nën kontroll e Luftëtarit, ndërrmerrej për qëllime elektorale dhe për përfitime financiare për hesap të vëllezërve Tavo. Ajo cfarë paralajmëroi Bejko, sot u vërtetua plotësisht pasi Tavo sot luajti me ndjenjat e lojtarëve dhe tifozëve që duan më shumë ngjyrat e ekipit, historinë e tij, emrin, sesa një president që vendos fatin e Luftëtarit në kandarin e basteve dhe kazinove.