Luftëtari i afrohet rrezikshëm zonës së Europës, fiton me Kukësin 2-1

0
144

Luftëtari i afrohet rrezikshëm zonës së Europës.

Fitorja e sotme spektakolare ndaj Kukësit, konfirmoi edhe një herë potencialin e ekipit gjirokastrit në Superligë dhe njëohëëisht pretendimet serioze që ka, për të qenë pjesë e Europa League.

Luftëtari e nisi pa nerv takimin deri sa u dorëzua përkohësisht në minutën e 23’ kur Guri me një gjuajtje brenda zonës, shënoi duke e cuar ekipin e Kukësin në avantazh.

Pas golit gjirokastritët fillojnë ta marrin shumë seriozisht takimin dhe rrezikojnë në shumë raste derisa shënuan golin e barazimit me anë të Kristal Abazajt, 1 minutë para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, loja flet totalisht për ekipin vendas me raste të pastërta shënimi falë organizimit perfekt në fushën e lojës.

Goli i përmbysjes së madhe vjen në minutën e 64’ me anë të Licajt. Luftëtari pas shënimit të golit të përmbysjes, ka rrezikuar seriozisht edhe tre herë portën e mbrojtur nga Kolici. ndërsa Kukësi ka pasur dy raste shënimi por nuk ka mundur dot.

Fitorja e sotme e con Luftëtarin në vendin e katërt me 37 pikë dhe takimin e radhës do t’a luajë në Korcë përballë Skënderbeut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here