Luftëtari i “fal” barazimin Flamurtarit në Vlorë

0
179

Luftetari ka humbur shansin per te riperseritur fitoren me te njejtin ekip ashtu si ne fazen e pare te Superliges, Flamurtarin. Por ndryshe nga takimi i meparshem, gjirokastritet e luanin kete sfide te veshtire ne transferten e Vlores cka nuk shkuan me shume sesa nje barazim dhe kjo e vulosur ne funf te takimit.

Vlonjatët shmangën humbjen ndërsa kishin kaluar fillimisht në disavantazh, por i’u falën një goli të Nikës. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe pa shumë raste shënimi, por të dyja skuadrat ishin të paqarta në çastet finale. Ndërsa, në disa momente portierët bënë pritje vendimtare.

Në fraksionin e dytë të lojës, miqtë befasuan teksa kaluan në epërsi falë golit të Rapos i cili mposhti Moçkën në minutën e 53. Vlonjatët prej atij momenti u hodhën me forca të shumta në sulm, por vetëm në minutat shtesë gjetën golin e barazimit falë një goditje të Ansi Nikës nga jashtë zonës.

Por, ekzagjerimi i festës me disa të shara bëri që lojtari të ndëshkohej me të kuq. Megjithatë, kuqezinjtë rrezikuan seriozisht të humbnin pasi Luftëtari pati raste në kundërsulm por nuk ia doli të mbyllte llogaritë e takimit. Pas këtij barazimi, të dy ekipet mbeten të palëvizura në tabelën e klasifikimit. Flamurtari në fund dhe Luftëtari i parafundit me nga 8 dhe 5 pike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here