Luftëtari-Kukësi ,gati formacionet,do të luajnë me lojtarë të rinj

Do luhen sot dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë të Kategorisë Superiore. Fillimisht, në orën 14:00, Kukësi sfidon Luftëtarin në Gjirokastër.Trajnerët Nikolin Çoçlli dhe Shpëtim Duro kanë zgjedhur formacionet dhe bluzinjtë, sikurse pritej, do të luajnë me lojtarë të rinj. Janë ata që ishin pjesë e ekipit edhe në fillim, pasi merkato u është bllokuar.
Kukësi në krahun tjetër nuk ka për shkak kartonësh mbrojtësin Edis Maliki. Në vend të tij luan Lulaj dhe pjesa tjetër e mbrojtjes është ajo që ka luajtur në ndeshjet e fundit, me Obanor-Teqja në qendër dhe Mustën në të majtë.
Ka një ndryshim në mesfushë, ku vendin e Eduart Rrocës e ka marrë Valon Ethemi. Fantazisti ka pasur një shqetësim dhe e nis nga stoli me Luftëtarin. Në sulm si zakonisht do të jetë Shkurtaj, i mbështetur nga Abazaj dhe Gavazaj.
Formacioni i Luftëtarit: Qyrani, Dragoshi, Isufi, Kukaj, Dushkaj, Açka, Qato, Puci, Lika, Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli
Formacioni i Kukësit: Xhika, Lulaj, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro
Arbitra: Erjon Bastari, Denis Rexha, Marjo Shazivari, Emirjon Sina.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment