Luftëtari merkato në limite, firmosin dy futbollistë holandezë

0
169

Dy humbjet e pësuara në dy javët e para të kampionatit, kanë bërë drejtuesit gjirokastritë që të mendojnë për të tjera transferime në këtë merkato vere. Sot janë prezantuar edhe 2 futbollistë të tjerë të ardhur nga kampionati grek.

Sulmuesi holandez Angelmo Vyent është afrimi më i ri për sulmin bluzi, i cili në të kaluarën e tij ka luajtur me ekipe të ndryshme në Holandë e Greqi, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e Fejnordit në sezonin 2011-2012. 27-vjeçari u prezantua ditën e sotme me fanellën e Luftëtarit dhe pritet të vihet nën urdhrat e Duros.

Ndërkohë, Serezo Hilgen është futbollisti tjetër që ka firmosur. Qendërmbrojtësi që mund të luajë edhe si mesfushor defensiv është prezantuar me fanellën e Luftëtarit dhe të dy këto futbollistë, janë sjellë në Shqipëri nga menaxheri i tyre, Bruno Dodi. Karriera e Hilgen ka qenë në Holandë, ndërkohë që vetëm gjysmë sezoni ka qenë pjesë e Kalamatës në Greqi.

Burimi: VipSport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here