Luftëtari merr frymë lirisht, fiton me Kamzën në transfertë

0
201
?

Luftëtari ka marrë tre pikë të vlefshme në transfertën e vështirë të Kamzës duke marë frymë lirisht dhe shpresuar një rezultat pozitiv në takimin e ardhshëm me Partizanin.

Takimi i sotëm u fitua nga gjirokastritët të cilëve i’u është mohuar një 11 metërsh nga gjyqtari i takimit në pjesën e parë. Skuadra gjirokastrite ka zhvilluar një lojë të kënaqshme me mundësi të qarta goli përmes Abazajt dhe Bregut të cilët nuk kanë shfrytëzuar rastet e shënimit për të kaluar ekipin e Luftëtarit në avantazh por u desh goli i Rocas në fund të takimit.

Ndërsa ekipi pritës i Kamzës, ka qenë larg pritshmërive dhe objektivit të takimit të sotëm pasi ka humbur tre pikë të vlefshme në fushën e vet dhe u privuar kështu nga qëllimi për të qenë të dytët në Superligë.

Luftëtari me fitoren e sotme shkon në kuotën e 13 pikëve dhe largohet nga zona e nxehtë ndërkohë javën e ardhshme prêt në shtëpi Partizanin i cili në fazën e parë fitoi ndaj ekipit të Luftëtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here