Luftetari merr nje barazim te merituar ne fushen e veshtire te Vlores.

0
138

Është mbyllur në barazim pa gola, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Pavarësisht diferencave të pikëve në renditjes, skuadrat luajtën si të barabarta në fushë. Ne pergjithesi ndeshja i kishte te gjitha, lojen sulmuese, kundersulmin, gjuajtjet, pritjet, tensionet dhe nervat e lojes. E vetmja c’ka nuk u duk askund ishte goli. Me rezultatin e sotem Luftetari shton ne “magazinen” e pikeve edhe nje te marre me merite ne fushen e veshtire te Vlores, ku me pak vemendje mund te ishin “depozituar” tre pike, aq shume te nevojshme per gjirokastritet ne gjendjen ne te cilen ndodhen. Pas javes se 12 Luftetari gjendet perseri ne vendin e 8 me 10 pike, aq sa ka edhe Tirana e vendit te 7, e cila do te jete  mysafire ne Gjirokaster ne javen e ardhshme te superliges shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here