Luftëtari mëshiron shkodranët, u fal barazimin në shtëpi

0
51

Është mbyllur me rrjeta të paprekura sfida në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. Koha e e keqe që ka mbretëruar gjatë minutave të lojës, ka ndikuar jo pak në cilësinë e saj ndonëse rastet për shënim nuk kanë munguar.

Trajneri i Luftëtarit Hasan Lika, vendosi në takimin e sotëm në fushë nga minuta e parë brazilianin Aurelio, por edhe kapiteni Beqiri nuk ia ka dalë dhe vendin e tij e ka marrë i riu Demo.

Ndërsa trajneri i Shkodrës Gjoka, nga ana tjetër ka vendosur të luajë me të njëjtin formacion si me takimin ndaj durrësakëve të Teutës.

Takimi i sotëm ishte mjaft i volitshëm për Luftëtarin pasi luante në fushën e vet ku krijoi më shumë raste, sidomos me Abazajn, i cili gaboi disa herë para portierit Sherri. Edhe Vlalznia ka rrezikuar me Sukajn, por edhe ajo pa shënuar. Barazimi ka kënaqur më shumë Vllazninë. Luftëtari ruan pozitën e 7 në tabelën e klasifikimit të Superligës me 27 pikë ndërkohë që javën e ardhshme, do të ketë përballë Flamurtarin në Vlorë.

Shkruaj nje koment