LUFTETARI ne EUROPE

0
114

Tashme mund te themi me siguri maksimale ,qe pas ndeshjes se sotme, Luftetari siguroi Europen. Fitorja e paster ndaj Skenderbeut 3-1, ishte ajo c’ka prisnin te gjithe ne Gjirokaster. Ndeshja filloi me vrull nga te dyja ekipet, goditje te kalibruara, shtylla, pritje portieresh, kjo pamvaresisht temperaturave te larta te stines. Rastet per gola nuk munguan, por u desh minuta e 30, kur pas nje perplasjeje mes Aleksit dhe Soue jashte zones, cuditerisht arbirtri Meta, akordon penallti per korcaret. Ishte pikerisht Soue qe shenon duke e cuar rezultatin ne 0-1, por u deshen vetem 4 minuta, ku pas nje goditje denimi nga Abazaj, i vemendshmi Licaj i ndodhur fare prane portierit Teqja, godet duke shenuar golin e barazimit  1-1. Pjesa e dyte ka pothuaj te njejten pamje, me sulme te vazhdueshme dhe pikerisht ne nje nder to, Bregu pengohet brenda zones nga Sambou. I perhershmi i penalltive Ramadani shenon lehtesisht ne porten korcare duke i kaluar gjirokastritet ne minuten e 72 ne avantazhin 2-1. Nuk mbaron me kaq ”etja” e gjirokastriteve per gola. Eshte minuta e 85, ku pas nje kundersulmi te shpejte, Shkurtaj pason tek Bregu, goditje e pastert dhe 3-1. Kaq mjaftoi qe stadiumi te ”vullkanizohej” nga brohorimat. Meta fershellen fundin e ndeshjes dhe gjirokastritet ne delirin Europian. Pas javes se 35, Luftetari gjendet ne vendin e 3 me 56 pike, i ndjekur si gjithmone nga dyshja Partizani-Laci me nga 53 pike. Javen e ardhshme, qe eshte edhe java e fundit e kampionatit, gjirokastritet do te luajne formalisht ne Lushnje.

Shkruaj nje koment