Luftëtari një hap drejt shpërbërjes, lojtarët dhe stafi teknik, tre muaj pa paga, presidenti Tavo në arrati

Është i vetmi ekip që ende nuk është grumbulluar seriozisht për fazën përgatitore në vigjilje të fillimit të sezonit të ri të Superligës, përvec një stërvitje spontane të organizuar dje.

Deri më tani shënohen katër largime nga ekipi, ndërkohë që të tjerë po bëjnë gati placket për t’u larguar.

Presidenti i emëruar Grigor Tavo, nuk u ka dhënë pagat lojtarëve dhe stafit teknik të Luftëtarit prej dy muajsh ndërkohë që burimet e Jugunews.net konfirmojnë se Tavo përgatitet shumë shpejt t’i dorëzojë “celësat” Zamira Ramit pasi objektivi i tij për të zgjedhur të vëllanë deputet, u përmbush.

Nga ana e tij trajneri Mladen Milinkovic, kërkon ekip tjetër dhe njëkohësisht është në pritje të likujdimit të 3 muajve pagë nga ana e Tavos, pasi në të kundërt presidenti në detyrë i Luftëtarit, do të përballet me telashe nga UEFA.

Ndërkaq kandidaturat e mundshme për të marrë drejtimin e Luftëtarit janë Arjan Bella dhe Mustafa Hysi. Ky i fundit ka më tepër mundësi të marrë përsipër drejtimin e skuadrës por deri tani këto janë thjesht në kuadrin e parashikimeve.

Një fakt është i pamohueshëm, që Luftëtari, po shkon drejt greminës dhe kjo është meritë e një personi, Zamira Ramit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment