Luftëtari nuk ka më keq se kaq, humbet thellë në fushën e vet me kryeqytetasit

0
47

Luftetari zhytet akoma me thelle ne fund te klasifikimit te Superliges, nderkohe qe Tirana i’a ka dalë të marrë një fitore me shumë vlera në Gjirokastër, me rezultatin 0-3. Për bardheblutë ndeshja u thjeshtësua në minutën e 25 kur mbrojtësi i Luftetarit preku topin me dorë në zonën e tij dhe gjyqtari Hamiti vendosi të akordonte penallti dhe ta ndëshkonte me karton të kuq.

Pavarësisht, se Batha u tregua i pasaktë nga pika e bardhë, një minutë më pas ishte Torasa që realizoi me një goditje brenda zonës. Sakaq, në fundin e pjesës së parë, bardheblutë realizuan edhe të dytin me autor sulmuesin Ngo. Halili u tregua i saktë në harkimin në zonë dhe britaniku nuk e pati të vështirë për të realizuar. Në fraksionin e dytë, kryeqytetasit u munduan të administronin avantazhin dhe ia arritën më së miri duke mos i lënë shumë mundësi vendasve për të reaguar.

Në fundin e lojës, Edon Hasani realizoi edhe golin e tretë për të rritur përmasat e suksesit. Kështu, ish trajneri i Luftetarit ne fund te sezonit te kaluar Julijan Ahmataj merr triumfin e parë si bardheblu, me ekipin që pas këtyre tre pikëve ngjitet në kuotën e 17 pikëve po aq sa Partizani kryesues. Ndërkaq, Luftëtari mbetet në vendin e nëntë me gjashtë pikë.

Takimin e ardhshem Luftetarin e pret nje sfide e veshtire perballe kampioneve te Partizanit ne kryeqytet.

Shkruaj nje koment