Luftëtari nuk ndalet, firmos mbrojtësi i Skënderbeut

0
156

Mbrojtësi shkodran Enes Isufi do të jetë pjesë e Luftëtarit sezonin e ardhshëm.

19-vjeçari është prezantuar sot nga drejtuesit e klubit gjirokastrit, teksa shihet si një përforcim tepër me vlerë në repartin e mbrojtjes te gjirokastriteve.

Sezonin e fundit, Isufi ishte pjesë e Skënderbeut. Aktivizimi i tij te skuadra korçare ishte me pikatore, ndërsa shkodrani do të tentojë të rikthehet protagonist me Luftëtarin. Karriera e tij ka nisur në Shkodër ku ka luajtur për ekipet zinxhire si dhe me Vllazninë B. Qendermbrojtësi gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtares U-19.

Dy dite me pare Luftetari afroi fantazistin korcar Apostol Furxhi nga Aris i Selanikut. Me blerjet e fundit, duket se Luftetari e ka marre seriozisht sezonin e ri te Superliges.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here