Luftetari ”permbyset” ne minutat shtese ne Lac

0
149

Java e dyte e kampionatit te 80 futbollistik te superliges se Shqiperise dhe Luftetari ende nuk ka ”shijuar” asnje pike. Sot gjirokastritet luajten ne Lac ku e mbyllen pjesen e pare me fitore ne minuten e 44. Ishte shtatlarti Shkurtaj i cili shfrytezoi nje pasim te gjate te marre nga shoket e tij, duke e ”konvertuar” ne gol. Me fillimin e pjeses se dyte rastet nuk munguan nga te dy ekipet, bile gjirokastritet i’u afruan shume prane golit te dyte me anen e Ymeraj, por mbrojtja vendase u tregua vigjilente. U desh minuta e 71 ku shkodrani Shtubina te barazonte shifrat ne 1-1. Vetem pas 10 minutash gjirokastritet ngelen me 10 lojtare ne fushe si pasoje e kartonit te kuq te marre nga Xhekson. Kur loja po shkonte drejt barazimit perfundimtar, Gjoni shenon ne sekondat e fundit te shteses dhe pikerisht ne minuten e 95, duke kaluar ne avantazh lacianet. Pas ketij rezultati Luftetari ndodhet ne fund te tabeles se renditjes me 0 pike ne dy ndeshje. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen ne Gjirokaster me Flamurtarin e Vlores.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here