Luftetari perseri me Tiranen, perseri barazim

0
144

Luftetari dhe Tirana jane ndalur ne nje barazim 1–1 ne takimin e zhvilluar sot ne Gjirokaster. Rezultati u leverdis me shume vendasve qe mbajne ne vend distancen nga bardheblute, nderkohe qe ne xhep kane dhe trepikeshin e ndeshjes me Kamzen e perjashtuar disa jave me pare. Te Tirana mund te ngushellohen vetem me rastet e krijuara, por mungoi efikasiteti para portës. Pjesa e pare filloi disi me mire per Tiranen, teksa zhbllokuan takimin me anen e nje penalltie shume te diskutueshme ne minuten e 9, ku Hasani godet sakte dhe 0-1 per miqte. Luftetari filloi te rrezikonte here pas here porten e kryeqytetasve, por pa rezultat. Pjesa e pare mbyllet me fitoren e bardhebluve. Ne te dyten pjese ishte mesfushori Donald Rapo qe riktheu baraspeshen ne minuten e 50 me nje supergol nga nje distance e konsiderueshme. ashtu sic di te shenoje vetem Rapo. Tirana vijoi të ishte kerkues ne kerkim te golit, por nuk ngelen pas as bluzinjte e Luftetarit. Pas javes se 31 Luftetari vazhdon te gjendet ne vendin e 7 me 39 pike i ndjekur nga Tirana me 2 pike me pak. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen me durrsaket e Teutes ne fushen e ketyre te fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here