Luftëtari ka triumfuar ndaj ekipit të Tiranës me rezultatin 2-1 dhe njëkohësisht forcuar pozitat e veta në tabelën e klasifikimit të Superligës. Takimi është zhvilluar në fushanë asnjanëse të Peqinit dhe u pa ndjeshëm që në pjesën e parë diferenca e ekipit gjirokastrit, ndaj atij të Tiranës që kishte ardhur për të marrë tre pikët. Luftëtari ka shënuar i pari në pjesën e parë me anë të Reginaldos. Në fund të kësaj pjese, tiranasit kanë barazuar. Loja në pjesën e dytë të takimit u karakterizua nga raste të shumta shënimi për Luftëtarin duke e konkretizuar me golin e shënuar nga Bregu. Ndonëse ekipi i Tiranës ka pasur raste për shënim, diferenca mes lojës së tyre dhe Luftëtarit, ka qenë e dukshme deri në përfundim të krejt takimit. Me fitoren e sotme Luftëtari arkivon 10 pikë në tetë takime dhe forcon pozitat e veta në vendin e gjashtë të klasifikimit. Ndeshjen e fundit të fazës së parë të Superligës, Luftëtari do t’a luajë në Kukës me ekipin vendas.