Luigi Soreca rikthehet në Tiranë në krye të delegacionit të BE-së

0
55

Ish-ambasadori i BE, Luigi Soreca është rikthyer në Tiranë, por këtë herë si zëvendësues deri në caktimin e ambasadorit të ri në krye të delegacionit të BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale të Ambasadës së BE, njoftohet prezantimi i Sorecës, i cili ka përcjellë edhe një mesazh. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE,” tha Soreca.

Shkruaj nje koment