Luiza Gega bën shqiptarët krenarë, fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare

0
60

Atletja e njohur shqiptare, Luiza Gega ia doli të ngrejë sërish lart flamurin shqiptar.

Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ajo zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e para dhe duke merituar medaljen e artë.

Me paraqitjen e saj, Gega vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare.

Shkruaj nje koment