Luiza Gega: Nuk kam marrë 3 shpërblime, kam një vit që pres

0
32

Kampionia Luiza Gega ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku ka folur në lidhje me shpërblimin që nuk i është dhënë.

Ajo ka theksuar që ka prej një viti që pret për shpërblimet që nuk i ka marrë ashtu siç i takojnë.

Gega theksoi se bëhet fja

lë për tre shpërblime, për të cilat dhe pse ka bërë kërkesë zyrtare, përgjigja i ka ardhur vonë dhe negative.

“Janë bërë shumë gjëra të

mira për sportin, janë bërë shumë ligje, VKM që ne prej 2 vitesh tashmë, na përfshijnë që këto medaljet që ne arrijmë të shpërblehen. Ajo që has unë vështirësi është te zbatimi i tyre. Kam një vit e gjysmë që pres për disa medalje, rekorde që nuk po zbatohen. Kam bërë kërkesa zyrtare, qoftë individuale, qoftë nëpërmjet federatës dhe me shumë vështirësi ka ardhur përgjigja dhe ka qenë negative. Janë tre shpërblime që unë nuk po i marrë dot. Kjo nuk është kundërpërgjigje për qeverinë, është një e drejtë që mua më takon. Nuk kërkoj asgjë që s’më takon”-tha ajo.