Luiza Mandi i vendos vetes, 100 mijë lekë në muaj për shpenzime telefoni

0
186

Luiza Mandi, i vendos vetes 100 mijë lek në muaj për shpenzime telefonike personale.

Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak të Libohovës, në një nga pikat e rendit të ditës, ka pasur edhe miratimin e kuotës së telefonisë celulare prej 1.2 milionë lekësh për kryetaren e Bashkisë Luiza Mandi.

Këshilltarët e PD kanë qenë kundër kësaj shifre ekstreme për shpenzime të telefonisë celulare për zonjën Mandi, duke kërkuar përgjysmimin e shumës. Mirëpo kjo nuk është pranuar nga këshilltarët e PS. Në këto kushte forca e kartonit ka diktuar miratimin e kësaj kuote e cila për hir të së vërtetës ëshjtë e bazuar në një VKM ku përcakton limitin prej 100 mijë lekësh në muaj për shpenzime të telefonisë së lëvizsshme, për kryetarët e bashkive.

Por kjo shumë vlen në fakt për bashkitë me 300 mijë banorë e lart si Tirana, Durrësi, Elbasani e jo për bashki me 3 mijë banorë sa është Libohova.

Ndërkohë që ish kryetari i Bashkisë së Libohovës Altin Como, shpenzimet mujore për telefoninë e lëvizshme, nuk i kalonte të 50 mijë lekët e vjetra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here