“Lulet e festave po i kthejnë në lule morti”, shoqëria civile protestë për vrasjen e tri grave në Tiranë

0
74

Shoqëria civile ka protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku Dan Hutra vrau tri gra dhe plagosi tri të tjera në disa zona të Tiranës.

Në protestën me moton ‘Boll më!’, aktivistët janë shprehur të revoltuar kryesisht ndaj sistemit të drejtësisë dhe institucioneve që kanë lënë të lirë 40-vjeçarin, tashmë të arrestuar.

Lulet e festave po na i kthejnë në lule morti. Po na vrasin dhe mesazhi po na bëhet i qartë nga institucionet që e kanë bërë të qartë duke ofruar lehtësira për kriminelët. Mjeti i vetëm është vetëmbrojtja”, u shpreh një aktiviste.

Shkruaj nje koment