Lulzim Basha: Demokratët durrsakë nuk pranojnë masakrën e 25 prillit

0
140

Kreu i Partisë Demokratike thotë se demokratët e Durrësit nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha shkruan se demokratët janë më të bashkuar dhe janë gati që ta çojnë deri në fund misionin që kanë marrë.

Mes të tjerash Basha thotë se ai së bashku me demokratët do e mbrojnë demokracinë dhe do sjellin një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Demokratët e qarkut të Durrësit nuk e pranojnë masakrën zgjedhore, nuk e pranojnë rënien e demokracisë. Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët ”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here