Lulzim Basha prezanton 5 pikat e Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore

0
143

Lideri demokratik Lulzim Basha ka prezantuar sot për qytetarët 5 pikat e propozuara nga Opozita e Bashkuar për sa i përket Reformës Zgjedhore.Sipas tij Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.
Në respekt të transparencës me qytetarin ai ka kërkuar prej tyre mendime dhe sugjerime në formë konsultimi.

Në pesë pikat e propozuara thuhet se :

Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombtar duke marr në konsideratë përpjekjet e tyre disa vjecare për procesin e integrimit Europian të Shqipërisë duke u angazhuar në realizimin e saj.

Reforma e vërtetë zgjedhore duhet të realizohet në institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nuk janë objekt i hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve si në dosjet nr 184 .2016 apo 339.2017.

Diskutimet mbi reformën duhet të jenë transparente dhe publike duke përfshir në hartimin e saj dhe përfaqesues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqëris civile .

Asnjë komision parlamentar ,i drejtuar nga individ që duhet të ishin në burg për krime elektorale nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e reformës zgjedhore .Asnjë komision që ka në përbërje dhe drejtim individ që nuk përfaqësojn opozitën,nuk mund të përcaktoj rregullat për pjesëmarje në zgjedhje të partive politike opozitare.

Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombtar (OSBE/ODIHR,BE ,SHBA,ETJ..)një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar.Produkt i dakortësuar nga kjo strukturë ,pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun ,nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve,miratohet pa ndryshime .

Reforma zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve ,por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme . Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen.Asnjë reformë nuk mund të jetë e sukseshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi.

Opozita e bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE – ODIHR se Kuadri lignor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike ,nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik. Për pasojë ,organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë ,të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore . Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi.

Zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi , duke përfshirë në Kodin Zgjedhor ,lighin e administratës publike ,ligjin për Policinë e Shtetit ,Ligjin për Mediat Audio Vizive etj Diskutimi mbi Reformën duhet të kryhet sipas një rendi përparësish me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për garantimin e zgjedhjeve demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik. Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur e për tu zgjedhur.

Ofrimin e garancive për vendimarje të drejtpërdrejtë nga qytetarët përmes bërjes efektive të Referendumeve .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here