Lulzim Basha takohet me banorët e Kurbinit: Oligarku Rama vazhdon t’ju japë para oligarkëve të tij.

0
155


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar ditën e sotme me biznese dhe qytetar të Kurbinit, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe për të ndarë me ta planin e rimëkëmbjes propozuar nga PD. Kreu i PD-së, i vetëdijshm se deri në 25 prill çelësat i ka Edi Rama, tha se sot kanë vetëm fjalën, ndërsa kur të vijnë në pushtet do të marrin vendime të rëndësishme për qytetarët. Basha tha se; “në planin tonë kemi propozuar 160 mijë lekë për 6 muajt e ardhshme. Ta hapin qesen edhe për qytetarët, jo vetëm për oligarkët”. “Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Pritet që edhe 40% e shqiptarëve, t’i shtohen të varfërve. Pse, sepse paratë shkojnë për oligarkët. Këtë do ta zgjidhim së bashku me votë. Rama vazhdon t’u japë paratë oligarkëve. Ne duam që lekët tuaja të vijnë tek ju. Pas 25 prillit, kemi zgjidhje të tjera. Deri në 25 prill çelsat i ka ky, duam apo nuk duam. Ne kemi vetëm fjalët dhe propozojmë zgjidhje. Është çnjerëzore që juve t’u lenë pa bukë, ku çdo ditë japin miliona euro për oligarkët. Ne sot kemi vetëm fjalën, por u siguroj se nesër do të bëjmë më shumë. Në planin tonë, kemi propozuar 160 mijë lekë për 6 muajt e ardhshme. Ta hapin qesen edhe për qytetarët, jo vetëm për oligarkët. Është një ndihmë minimale, që nuk të zgjidh situatën por ju vjen në ndihmë. Është diçka e mundur që realizohet nga shteti. Ky plan, është i zbatueshëm nëse ka vullnet politike. Sot kemi fjalën, nesër do marrim vendim të rëndësishme”, u shpreh Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here