Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura

Lumi i Vjosës dhe Lumi i Shalës shpallen zona të mbrojtura, ndërsa Mali i Munellës shpallet Park Natyror.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila ka njoftuar se në mbledhjen e qeverisë është vendosur për shtimin e zonave të mbrojtura në vendin tonë.

Kemi bërë një punë të gjatë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit që për 2 vitesh kemi punuar në terren për të bërë një përditësim të territorit, e të zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive, duke pasqyruar gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit. Kemi me këtë proces rishikimi shpallje të zonave të reja siç është lumi i Vjosës, që është aq shumë i komentuar apo siç është lumi i Shalës e kështu ne shkojmë me 2 nivele të reja të mbrojtura. Kemi një riorganizim të hapësirave të copëzuara më parë, duke i përfshirë në një territor më të gjerë që shkon në 20 mijë ha. Sot edhe me verifikim të territorit kemi 21% të territorit me dy vendime që janë në proces verifikimi mbërrijmë në një aset kombëtar që në 2022 do e kemi të përcaktuar me koordinata. I gjithë koncepti është për të shkuar më tej. Duke zhvilluar turizmin malor, sportet dhe turizmin e infrastrukturës. Parku Natyror i Munellës shpallet zonë e mbrojtur. Me shpalljen e VKM-ve do të keni listën e plotë të zonave të mbrojtur

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment