Lushnjë: Një biznesmen doli i infektuar me COVID 19

Rezultoi sot me COVID-19 një biznesmen 50 vjeçar në qytetin e Lushnjes. Eshtë mbyllur biznesi i punishtes së tij ku punonin 10 punëtorë.

Ai prodhonte e tregëtonte produkte ushqimore. Pasi është konstatuar infektimi i tij po shikohet zinxhiri i takimeve që ai ka patur.Pjesëtarëve të familjes prej 6 antarësh iu dha tamponi dhe do pritet përfundimi i testit nëse janë apo jo edhe ata të infektuar nga njeriu i tyre. Tamponi ju dha gjithashtu edhe 10 të punësuarëve të biznesmenit. Nga 5 të infektuar në Lushnje shkon në 6 numri. Ka të dyshuar të tjerë që mund të jenë infektuar në një proces zinxhir të mundshëm.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment