LVV zhvillon zgjedhje të brendshme në fillim të 2022-it

0
59

Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë procesin e brendshëm zgjedhor në fillim të vitit 2022. Kryeministri dhe kreu i LVV, Albin Kuri është takuar me degët e Vetëvendosjes, ku kanë vendosur që të mbajnë zgjedhje të brendshme.

Mediat vendase shkruajnë se në takim u tha se LVV do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat e tjera të Kosovës. Kujtojmë që në zgjedhjet lokale partia e Kurtit nuk pati një rezultat të mirë.l

Të gjitha degët ishin dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej të cilit pretendojnë të dalin më të fortë dhe më të organizuar.

Shkruaj nje koment