Mafia dhe politika janë dy fuqi mbi të njëjtin terren, të cilat ose luftojnë ose bëjnë ujdi me njëra-tjetrën”, ku në Shqipëri është mëse normale ujdia

0
94

Nga Skerdilajd Sulozeqi

Shqipëria nuk ka asnjë ndryshim nga Meksika ku kartelet e drogës dhe krimi i organizuar emërojnë, pajtojnë zyrtarë të policisë së shtetit, prokurorë, gjyqtarë, politikanë, e këta të fundit kthehen në shërbëtorë të rëndomtë të tyre.
Kriminelët nën petkun e biznesmenëve, oligarkët “emërojnë/zgjedhin” deputetët e drejtorë drejtorie, të cilët më tej mbrojnë interesat e tyre.

Aplikacionet Encro dhe Sky të deskriptuara nga xhandarmëria franceze kanë nxjerrë lakuriq zyrtarë të lartë të shtetit tonë, të korruptuar, e të kalbur.

Më saktë në Shqipëri janë të ndara territoret, ndërmjet: qeverisë, ministrave që arratisen e bien në burg, oligarkëve dhe krimit të organizuar.
Qytetarët e ndershëm qëndrojnë në një territor të minuar.

“Mafia dhe politika janë dy fuqi mbi të njëjtin terren, të cilat ose luftojnë ose bëjnë ujdi me njëra-tjetrën”, ku në Shqipëri është mëse normale ujdia.

Ky postulat i Paolo Borselinos është më aktual se kurrë në vendin tonë.

Shkruaj nje koment