Mafja farmaceutike dhe rrënja e saj në Shqipëri

0
297

Nga Skerdjan Dhuli/

Dihet se në gjithë botën farmaceutika është një nga lumenjtë e mëdhenj të parasë e cila lë pas edhe tregjet e kokainës. Dhe duket se kjo sëmundje në Shqipëri ka ardhur shumë më e rrezikshme pasi përvec parasë kriminale që prodhon pareshtur, ajo sjell si efekt anësor edhe një dëm shëndetësor të parekuperueshëm.

Si funksionon organizmi i sistemit kriminal të barnave në Shqipëri ?

Në vitin 2014 qeveria e Edi Ramës ndryshoi ligjin që detyronte si kriter përdorimin ne një vend te BE te barnave që hynin në Shqipëri duke lejuar barna nga ballkani si Mali i Zi, Serbia apo dhe vende te tjera si Turqia e deri në Indi. Kompanitë që sjellin këto barna duhet t’i çertifikojnë ato prano Agjensisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Këtu fillon “kollitja” e madhe. Që barnat të çertifikohen atyre ju duhet OK nga drejtuesit dhe “laboratori” i kësaj agjensie. Hallkë që kalohet vetëm nëpërmjet parasë së madhe. Hallka e dytë e madhe është rimbursimi. Në mënyrë periodike Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor publikon listën me barnat e rimbursueshme për pacientët me sëmundje kronike. Këtu fillon pragu i dytë që e fitojnë vetëm ata që paguajnë më shumë. Siç dihet, çdo medikament ka disa alternativa. Pra të njëjtin princip aktiv e tregëtojnë disa kompani por me emra tregtar të ndryshëm dhe këtu lobimi tek drejtoria e FSDKSH është shumë i fortë. Fiton kush paguan më shumë. Domethënë, me korrupsion kalon çertifikimin e ilaçit dhe me më shumë korrpusion këtë ilaç e vendos në listë rimbursimi. Nëse i hedh një sy kompanive farmaceutike që dominojnë në tregun e rimbursimit ato janë pse të njerzve të Edi Ramës në Parlament ose të klientëve të tij të oborrit. Nuk është rastësi që një kompani të gjitha medikamentet që ajo tregëton t’i ketë pjesë të listës së rimbursimit. Dhe këtu korrupsioni dallohet lehte. Nëse kompania paguan shumë, ilaçi është alternativë e parë. Dhe kështu me radhë për 3-4-5 alternativat e gjendura në treg. Zinxhiri korruptiv vazhdon me detyrimin e mjekëve për të dhënë me rimbursim ato medikamente që imponon FSDKSH dhe jo ato që përcakton mjeku specialist. Sepse ilaçi me rimbursim hallkën e fundit ka mjekun e familjes. Ky i fundit nuk del dot mbi buxhetin e tij të përcaktuar në një kontratë tërësisht antiligjore të firmosur me detyrim mes tij dhe FSDKSH. Pra pacienti merr gjithmonë medikamentin më të dobët dhe atë të cilin është paguar më shumë korrupsion për ta vendosur si alternativë të parë në listën e rimbursimit. Por mafja e pushteti mbi farmaceutikën këtë herë ka hedhur rrënjë në hapjen e disa rrjeteve të farmacive. Nëse lëviz nëpër Tiranë konstaton lehtësisht disa farmaci të cilat nuk mund të ndërtohen me investim familjar pasi këto janë investim qindra mijëra Euro. Atëherë pyetja është: Kush i hap ? Këtu hyn në lojë oligarkia e ilaceve. Kompanitë e medha të lidhur me Ramën në pronësi deputetësh apo në pronësi oligarkësh kanë arritur që përveç tregut të ilaceve të zaptojnë edhe shitjen e tyre. Në një të ardhme të afërt nëse kjo situatë vazhdon, në Shqipëri tregun do e mbulojë oligarkia dhe monopoli i ilaçeve. Për arsyet e mësipërme dhe shumë të tjera të pa thëna këtu, Shëndetësia shqiptare duhet të çlirohet nga Edi Rama dhe banda e hajdutëve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here