Magnezi, ky mineral thelbësor për jetën e njeriut

0
49

Magnezi si mineral, është thelbësor për organizmin e njeriut .Gjendet në grurë, arra dhe fara , sojë, çokollatën e zezë, perimet jeshile, bishtajore, peshk, kos dhe produkte të tjera të qumështit. Sasia e magnezit në ushqim ndikohet nga përmbajtja e tokës në të cilën është rritur. Dhe fakti është që përqindja e magnezit në tokë është ulur ndjeshëm gjatë shekullit të kaluar, kështu që nuk është gjithmonë e lehtë ta sjellësh atë në sasi të mjaftueshme vetëm përmes ushqimit.
Ky mineral nevojitet për kocka të shëndetshme, merr pjesë në transmetimin e impulseve nervore, relakson muskujt dhe rrit nivelin e energjisë. Ai kontribuon në shëndetin e enëve të gjakut, ul presionin e gjakut dhe rrit HDL (kolesteroli i mirë). Po ashtu, luan një rol thelbësor në kontrollin e sheqerit në gjak, rrit funksionin imunitar dhe përshpejton shërimin e plagëve.

Pamjaftueshmëria e magnezit në trup mund të çojë në presion të lartë të gjakut, spazmë të muskujve, aritmi dhe kapsllëk. Nevoja për magnez është në rritje në njerëzit që janë të stresuar, irritues dhe të prirë ndaj kushteve depresive, kanë probleme me dhimbje muskulore, tretje të ngadaltë, tek atletët, gratë shtatzëna dhe gratë që ushqehen me gji.

Shkruaj nje koment