Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mesditën1 e kësaj të shtune në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 , në aksin rrugor Vlorë – Selenicë, në vendin e quajtur “Bishti Malit”, ku automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. H., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeret, shtetaset L. Th., dhe K. Ç., të cilat fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.