Makina del nga rruga plagosen dy persona ne Permet

0
175

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në afërsi të fshatit Strëmbec, mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin E. T., 47 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët, shtetasi M. Q., rreth 74 vjeç dhe shtetasia E. Q., rreth 70 vjeç, të cilët u transportuan në spitalin e Përmetit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here