Makina e djegur në Fier, ngelet vetëm skeleti metalik, ja çfarë dyshon policia

0
178

Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë mesditë në Fier, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës”.
Në automjet në momentin që kanë rënë flakët ishte vetëm shoferi, i cili fatmirësisht e ka kuptuar defektin e makinës dhe e ka braktisur nga aksi kryesor i rrugës.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 13:50, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here