Makina e policisë aksidenton 54-vjeçarin në Fier

0
156

Një 54 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga makina e policisë në lagjen “Sheq i madh” të Fierit.
Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se ngjarja ka ndodhur për shkak se një automjet tip “Golf” i ka prerë rrugën automjetit të policisë.
Për shkak të manovrës, makina e policisë ka aksidentuar këmbësorin dhe është përplasur me një pemë. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar në spital dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i Policisë
Sot në lagjen “Sheq i madh” , Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës”, një automjet tip “Golf”, ende i paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip “Honday” me drejtues punonjësin e policisë K. C, i cili lëviste në drejtimin Sheq-Fier. Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, shtetasin M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Eshtë njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here