Makina mer flake ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene

Nje makine e tonazhit te rende ka dale nga rruga ne aksin Gjirokaster-Tepelene pasi eshte perplasur me barrierat mbrojtese dhe eshte perfshire nga flaket . Te paret qe kane nderhyre ne shuarjen e flakeve kane qene kalimtare te rastit mepas ka mberritur zjarrfiksja. Tymi i zi ka mbuluar gjithe zonen. Mesohet se shkaku i zjarrit mund te jete bere nje shkendije elektrike ne motorin e mjetit qe ka sjell djegien totale te tij . Shoferi i mjetit eshte transportuar ne spitalin rajonal te Gjirokastres ku ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Tepelenë/ Informacion paraprak.
Rreth orës 14:00, njoftohemi se në aksin nacional Gjirokastër- Tepelenë një kamion i ngarkuar me materiale ndërtimi është pëplasur me barrierat anësore të rrugës dhe është përmbysur duke marrë flakë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i kamionit shtetasi Xh. K., rreth 60 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkuan shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëse, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment