Makina përplas 8-vjeçarin në Vlorë

0
76

Një 35-vjeçar në Vlorë duke drejtuar mjetin e tip “Opel” ka aksidentuar një 8-vjeçar.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Aktualisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

“Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi M. Gj., 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Shkruaj nje koment