
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar këtë të premte në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, Fier, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Rr., 35 vjeç, banues në Vlosh, Fier, ka aksidentuar shtetasen M. G., 61 vjeçe.
Menjëherë pas përplasjes e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.