Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u shënua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Sipas policisë, një makinë e drejtuar nga Xh. A., 34 vjeç përplasi këmbësorin O. B., 79 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.
79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.