Makina plot me drogë në doganë, ja ku ishte fshehur

0
156

Një sasi e konsiderueshme droge është kapur mesditën e sotme në doganën e Qafë Botës në Sarandë.

Burime nga policia thanë se në pikën e kalimit kufitar të Qafë- Botës nga ana e shërbimeve të kufirit një makinë është kaluar për kontroll në vijën e dytë pasi kish dyshime për lëndë narkotike.

Makina e kontrolluar është një ‘Peugeot’ me targë AA109ZD në pronësi të 36-vjeçarit me inicialet E. K., i cili njëherësh ishte edhe drejtuesi i mjetit dhe banor i Sarandës.

Nga kontrolli rezultoi se në vendin e gomës rezervë ishte adoptuar një hapësirë ku u gjetën disa pako me lëndë narkotike, e llojit kanabis.

Nga peshimi rezultoi 36 kilogramë drogë.

Menjëherë është bërë ndalimi i 36 vjeçarit, ndërkohë u sekuestrua droga dhe mjeti.

Po punohet nëse ka edhe persona të tjerë të implikuar dhe se çfarë roli ka në këtë rast drejtuesi i këtij mjeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here