Makina u gjet e përmbysur pa shofer, zbardhet aksidenti në Sarandë-Kardhiq, shoferi punonjës i FRONTEX

0
313

Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gajdar-Shijan ku në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, u gjet një mjet i përmbysur, pa shofer.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është një 35-vjeçar me banues në Rumani, punonjës i shërbimeve të FRONTEX. Dyshohet se 35-vjeçari ka humbur kontrolin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti k

a pasur vetëm dëme materiale ndërsa drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes, pa pritur mbërritjen e shërbimeve të qarkullimit rrugor.

“Ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga”.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shkruaj nje koment