Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, sot pati një aleat mediatik në mbështetje sic është Rudina e Klanit. Në emisionin e Rudinës, Zamira e Bashkisë, u paraqit ndryshe sic është në jetën e përditshme pasi paraqitej e kujdesshme cka ishte stonaturë, fotozhenike (po i bëjmë qejfin) ndonëse meritë ka grimi, apo dhe intelektuale packa jo të gjithë besojnë se ajo ka lexuar libra, aq gishta sa ka dora e djathtë ku ka tatuazhin e dragoit të fikshëm. Një shërbim që i duhej Zamirës në kushtet kur në Gjirokastër, i kanë vënë etiketën ishte kjo e Rudinës. Zamira shfaqej false ashtu sic është vetë në realitet. Përgjigjet i jepte menjëherë sepse e tradhtonte parapërgatitja. U improvizua një shëtitje me alpinistë portativë trofeu i të cilëve sic u duk nga pamjet, ishte pushtimi i kodrës së Kërcullës. Zamira u shfaq me rroba jo alpine për të treguar natyrën e saj sportive. Na tregoi se paskësh qenë basketbolliste por pasion ka alpinizmin. Na shfaqi edhe vilën e saj katër katëshe dhe superluksin në ambjentet e saj të brendshme, saqë do ta kishte zili edhe kryetari i partisë së saj. Na u shfaq edhe në terren duke folur me punëtorët e bashkisë, që kurrë nuk u hedh sytë, vecse një herë dhe këtë “fat” ata e kishin se do filmohej nga Rudina për llogari të saj. Na u shfaq me Dëfo kuzhinierin në Qafën e Pazarit duke shtrënguar dorën, packa se Dëfo mjeshtri, ankohet se miqtë e saj Zamira i con të hanë pilaf e fasule tek klientët e saj në lokale të tjera. Na u shfaq duke shtrënguar dorën me disa hallexhinj, që edhe vetë janë cuditur duke shpërthyer nën zë “nga mbiu ky gomar, apo c’të kthejmë përmbys” etj etj etj. Në të gjithë këtë shfaqje të shtirur mediatike, Zamira ishte e mbrojtur nga syri i keq sepse mban një hudhër gjithmonë me vete në krahë të saj, para e pas, majtas e djathtas, aq sa jemi kurioz ndoshta e mban me vete hudhrën me shenjë edhe në vende ku njeriu ndjehet lirshëm dhe rrëfen me veten e vet. Tek Rudina, ata gjirokastritë që e kanë parë, kanë shuar edhe kurreshtjen e tatuazhit në dorën e djathtë të Zamirës i cili i përngjan një dragoi të frikshëm. Për kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës, ky tatuazh ka qenë premtim ndaj të bijës së vet sapo ajo të lindte të birin, fëmijën e dytë të saj cka sipas saj simbolizon katër pjestarët e familjes Rami. Me një fjalë, Rudina sot i ka shërbyer Zamirës si një make up, apo si një patinim në atë pjesë të trupit ku ndodhet hunda, dy sytë, vetullat etj.