Maks Velo e thotë troç: Toka e Teatrit Kombëtar po grabitet, aty ka afera të pista

0
158

Piktori dhe arkitekti Maks Velo që në të kaluarën ka mbështetur kryeministrin Edi Rama është tashmë një nga zërat e fortë kundër prishjes se godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një intervistë për “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ai tha se lufta e madhe po bëhet për të grabitur tokën publike dhe se e gjitha është një aferë e pastër korruptive.

“Aty gjithçka është bërë për të fituar territorin. Është një aferë e pistë” – tha Velo.

Velo thotë se ndërtesa aktuale mund të rikonstruktohet pasi është i vetmi projekt futurist i ndërtuar në Shqipëri gati 90 vjet më parë.

“Ajo ndërtesë ka vlera. Është e vetmja vepër e arkitekturës futuriste në Shqipëri. Ka atë konceptin e saj që futet thellë, principet dhe volumet… Është e vetmja vepër e atij futurizmi të vonuar në Shqipëri. Është Banka, Bashkia, ministritë, Kryeministria, Teatri pastaj, janë një gjë me shumë rëndësi për qytetin, ka një strukturë, Bulevardi dhe këto janë krijuar strukturën. Stadiumi u prish dhe po prishëm edhe këtë, tërë kjo zinxhirë e arkitekturës italiane merr fund” – tha Velo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here