Socialisti Malaj: Dështimi i kryeministrit Rama në Berlin, si dhe pse

0
162

Analizë nga Prof. Dr. Arben Malaj

Merkel-Makron i kujtojnë Ramës, se pa bërë detyrat e shtëpisë nuk mund të hyni dot në shtëpinë evropiane. Dështimi i kryeministrit Rama në Berlin erdhi sepse: Ai ka mbi vete barrën e rëndë të një krize politike që shpejt mund të jetë edhe një krizë ekonomike. Ka humbur peshën e ndikimit pozitiv tek shqiptarët në rajon; Ka humbur kredibilitetin publik për të qenë një lider influencues që mbështet dhe lehtëson marrëveshjet kritike në Rajon.
Lideret tanë le të gjejnë zgjidhje për krizën e rëndë politike në vend, le të pranojnë se kemi akoma shumë punë për të bërë, le të gjejnë kompromise dhe konsesuse për reformat kritike të shtetit ligjore, le të rritin dhe garantojnë demokracinë funksionale, le të luftojnë kapjen e shtetit, le të ushqejnë shpresë dhe mundësi reale dhe më të mira për shqiptarët edhe në Shqipërinë. Në këtë rast është Evropa që ka ardhur tek ne dhe nuk jemi ne që gjithmonë mbetemi të fundit në mundësitë e tejzgjatura për t‘ju bashkuar Evropës së idealëve të paqes dhe mirëqenies.

DW theksoi, se qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Takimi Brukselit është ndoshta mundësia e fundit përpara zgjedhjeve parlamentare të BE-së të diskutohet me këtë fokus për Ballkanin Perëndimore, problemet e mprehta, krizat e reja dhe vonesat e përsëritura drejtë BE-së. Edhe pse e organizuar nën kujdesarinë Franco – Gjermane që sipas Churchill-it duhet të jetë zemra e projektit të BE-së, sërish ky samit e ka të pamundur të vendosë ‘pika mbi i’: Për afate konkrete, për vende specifike, për fazat e ardhmen e integrimit. Rëndësia është se ky samit qartëson opsionet më të mira për zgjidhjen e ngërçeve dhe krizave aktuale në Ballkanin Perëndimorë.

Arritja më e madhe është konformimi se Ballkani, bashkëpunimi Serbi Kosovë për njohjet reciproke do të kalojë jashtë opsionit të rishikimit të kufijve, sidomos jo sipas vijave etnike dhe ndërtimit të shteteve etnikisht të pastra, Lidershipi evropian dhe, në veçanti, kancelaria Gjermane kërkon të qartësojë vizionin dhe kontributin e saj për një Ballkan në paqe dhe prosperitet, pa hapje të ‘Kutisë së Pandorës’ dhe pa mbajtjen pezull të risqeve etnike dhe fetare mbi paqen e pa konsoliduar të Ballkanit Perëndimor, sqaroi Prof. Arben Malaj për “Telegraf”.

Samiti qartëson edhe një herë se çdo konflikt apo krizë mos bashkëpunimi në aspektet bilateriale apo rajonale në Ballkanin Perëndimorë është një vonesë e pa justifikueshme, jo vetëm për anëtarësimin në BE, sepse ajo është një datë e largët, por për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe një ekonomi vibrante që i reziston konkurrencën nga hapja e tregjeve dhe i reziston goditjeve të jashtme asimetrike. Në këto takime analizohen dhe nxitet plotësimi i kritereve të Copenhagenit dhe jo ato të Mahstrihtit.

Që të jemi të sinqertë me vendin tonë me situatën e mbingarkuar politike deri në një krizë parlamentare dhe institucionale, qëndrimi i qartë dhe pa ekuivok i Kancelares Merkel dhe presidentit francez, se pa bërë detyrat e shtëpisë nuk mund të hyni dot në shtëpinë evropiane duhet mirëkuptuar plotësisht. Ai nuk është fitore ose humbje politike për asnjë parti por për vendin tonë. Kryeministri Rama e kishte të pamundur që të futej si triumfator në këtë takim, sepse:

Ka mbi vete barrën e rëndë të një krize politike që shpejtë mund të jetë edhe një krizë ekonomike;Ka humbur peshën e ndikimit pozitivë tek shqiptarët në rajon; Ka humbur kredibilitetin publik për të qenë një lider influencues që mbështetet dhe lehtëson marrëveshjet kritike në rajon.

Kjo zbehje e rolit dhe influencës së tij në rajon vjen edhe për faktin se Rama ka nxituar të shprehet hapur, pak raste me gjuhë diplomatike dhe në disa raste edhe me gjuhë jo etike për preferenca personale dhe të pa unifikuar me institucionet kushtetuese të shtetit shqiptar për opsionet alternative në bisedimet Kosovë-Serbi. Kur nuk ke unitet në shtëpinë tënde si mund të influencosh unifikim të liderëve politikë në Kosovë apo të bëhesh “dorëzanës” i një marrëveshjeje preferenciale midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë?

Lidhur me raportit të Komisionit Evropian, nuk përbën ndonjë sukses konkluzioni raportit, por vendimi përfundimtar dhe i unifikuar i Këshillit Evropian për çeljen dhe afatin e nisjes së negociatave, që nënkupton negocim të 35 kapitujve me 28 vendet anëtare mbetet sfidues. Raporti është një instrument i domosdoshëm por jo i mjaftueshëm për të çelur negociatat.

Në analizën e tij për “Telegraf” Arben Malaj theksoi se: Vendimi do të merret në nivel politik ku është shumë e vështirë që 28 vendet të jenë solidare për t’i hapur negociatat me Shqipërinë. Njëkohësisht, edhe pse vendimi komisionit do të jetë rekomandues për çeljen e negociatave dhe Rama mund ta përdorë këtë si flamur suksesi për zgjedhjet vendore, e vërteta është se çelja e negociatave dhe shpejtësia e përfundimit të tyre do të kushtëzohen nga zhvillimet politike brenda BE-së, në një kohë të vështirë për të, ku nga Spanja vjen një mesazh jo pozitive lidhur me strukturimin e partive politike në parlamentin e BE-së, ku të djathtët radikalë dhe euroskepikët do të kenë më shumë peshë në institucionet dhe vendimmarrjet e saj sidomos lidhur me zonën ‘Schengen’, hapjen e negociatave dhe shumë i vështirë për anëtarësimet e vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Lufta jonë politike me çeljen e negociatave nuk duhet të ushqej euroskeptikët, dhe radikalët e BE-së, sidomos kur nuk duhet hedhur benzinë në zjarrin e ndezur të europsketikëve, nacionalistëve dhe radikalëve.

Nuk duhet të deklarohemi se BE na hapi dyert, e para sepse nuk është e vërtetë dhe e dyta se kjo e pa vërtetë ju shërben radikalëve për ta përdorur si një rrezik të vërtetë për votuesit e tyre, duke e rritur peshën politikëve të skeptikëve dhe radikalëve.

Liderët tanë le të gjejnë zgjidhje për krizën e rëndë politike në vend, le të pranojnë se kemi akoma shumë punë për të bërë, le të gjejnë kompromise dhe konsesus për reformat kritike të shtetit ligjorë, le të rritin dhe garantojnë demokracinë funksionale, le të luftojnë kapjen e shtetit, le të ushqejnë shpresë dhe mundësi reale dhe më të mira për shqiptarët edhe në Shqipërinë.

Në këtë rast është Evropa që ka ardhur tek ne dhe nuk jemi ne që gjithmonë mbetemi të fundit në mundësitë e tejzgjatura për t’ju bashkuar Evropës se idealëve të paqes dhe mirëqenies, analizoi Prof. Malaj në “Telegraf”.

Tre politikanët gjermane theksojnë, se ky propozim do të ishte kapitullim para vlerave evropiane. “Prandaj ky propozim duhet të hidhet poshtë qartësisht.”…”Ne kemi mësuar, se paqja e vërtetë është e mundur, vetëm me ato shoqëri, që e gjejnë forcën tek pluralizmi, toleranca, mosdiskriminimi dhe të drejtat e veçanta për pakicat. Për çështje etnike nuk mund të ketë zgjidhje territoriale. Ky parim mbetet për ne i patundur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here