Malaj rrëfen bisedat me Fatos Nanon: Kur je jashtë politikës të bëjnë hero

0
126

Ish-lideri historik i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministri Fatos Nano, prej ditësh ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve në një spital privat në kryeqytet.

Në rubrikën “Opinion” në News24, ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, solli në vëmendje disa nga kujtimet që ka në kohën kur qeveriste Nano.

Ai evidentoi disa nga momentet më të vështira që Nano kishte kaluar, si kërcënimi me jetë gjatë kohës kur ishte në burg, apo vitin 1998 kur shpërthyen protesta dhe kërkohej ‘koka’ e tij.

Kërkesës për t’u rikthyer në PS, Malaj shprehet se Nano i kishte thënë se nuk donte të kthehej.

“‘Kur je jashtë politikës të bëjnë hero, kur je në politikë të bëjnë kriminel, nuk kam në plan të rikthehem”, më pati thënë kur kërkohej rikthimi i tij në PS’”, rrëfeu Malaj.

Ndërkohë kujton një tjetër moment, kur thotë: Ne kemi pas një debat në grupin parlamentar kur një pjesë kërkonin arrestimin e Berishës, ndërsa Nano ishte i prerë duke thënë që ‘mos u merrni me vuajtjet e mia, nuk do të bëj të njëjtën gjë që bëri ai me mua dhe Berishën do ta mundim në politikë dhe jo duke e burgosur’”.

“Janë disa tipare të tij si lider… ishte mendjehapur, kishte këmbëngulje për të arritur gjëra. Kishte vendimmarrje që e ndërtonte mirë në debatet që ne kishim në PS. Fillimisht ai ndërtonte kriteret. Një herë e kam parë të mërzitur kur nuk po miratohej qeveri. I kam thënë që ‘gjëra që ndodhin’. Më tha ‘hajde me mua dhe të shikosh ku qëndron problemi… Problemi i Shqipërisë është se çdo individ negocion me një shtetar sikur është një institucion,  dhe tani nuk mund të negociohet me 3 milionë shqiptar. Ata që kanë marrë një mandat të vijnë dhe të diskutojnë çfarë duhet bërë më mirë, por jo të mbajnë një qëndrim kaq të prerë’”, rrëfen Malaj.

Shkruaj nje koment